Reshjet e shiut, bllokohet magjistralja Prishtinë – Ferizaj

Kosova

Reshjet e shiut, bllokohet magjistralja Prishtinë – Ferizaj

Më: 17 qershor 2023 Në ora: 12:39
Bllokohet magjistralja Prishtinë – Ferizaj

Si pasojë e reshjeve të shiut, magjistralja Prishtinë – Ferizaj ka filluar të bllokohet nga niveli i madh i ujit.

Meto Ballkan ka publikuar pamje ku shihet gjendja në këtë magjistrale.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) kishte paralajmëruar se si pasojë e reshjeve të shiut në disa zona mund të ketë vërshime.

IHMK ka njoftuar se moti pritet të stabilizohet pas datës 20 qershor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat