Reduktime të ujit të pijshëm në rajonin e Prishtinës, shkak turbullirat në kanalin e Ibër Lepencit

Kosova

Reduktime të ujit të pijshëm në rajonin e Prishtinës, shkak turbullirat në kanalin e Ibër Lepencit

Më: 18 qershor 2023 Në ora: 10:00
Foto ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur se shkaku i reshjeve të dendura atmosferike të ditëve të fundit, ka ngritje të turbullirës së ujit në kanalin e Ibër Lepencit.

Gjithashtu, është njoftuar se turbullira ka edhe në Liqenin e Ujmanit, si dhe në Liqenin e vogël para kanalit të Ibër Lepencit.

“Impianti i Trajtimit të ujit në Shkabaj nuk ka mundësi teknike të trajtoj ujin për pije”, thuhet në njoftim, ku si pasojë e kësaj Fushë-Kosova do ketë reduktime të ujit të pijshëm sot nga ora 11:00 dhe do të zgjasë deri në orën 17:00, pastaj nga ora 23:00 deri në 04:30.

“Si shkak i mungesës së ujit nga ITU Shkabaj është evidente ndikimi i mungesës së ujit të pijes edhe për konsumatorët e Kodrës së Trimave dhe Mirditës.Kodra dhe Mirdita me ndërprerje 00:00 deri 05:00”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Ndërkaq, në mbrëmjen e sotme është bërë e ditur se reduktim do të ketë edhe Prishtina, përveç objekteve si QKUK, Policia e Kosovës dhe objektet Qeveritare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat