24 vjet nga çlirimi i Podujevës, momenti kur u përzunë okupatorët serbë

Kosova

24 vjet nga çlirimi i Podujevës, momenti kur u përzunë okupatorët serbë

Më: 19 qershor 2023 Në ora: 19:30
Foto arkiv

Sot janë bërë 24 vjet nga dita kur Podujeva u çlirua përfundimisht nga pushtuesit dhe okupatorët serbë, njofton Llapi.info.

Më 19 qershor të vitit 1999 për herë të parë forcat e NATO-s hynë në qytetin e Podujevës, për t’i larguar kështu forcat paramilitare serbe nga territori i kësaj komune.

NATO-ja u bllokoi rrugën serbëve për t’i dëbuar ata në vendin nga ku kishin ardhur. Në po atë ditë, të rinj e të vjetër festonin ditën e çlirimit.

Ndërhyrja e forcave paqeruajtëse në Kosovë, konsiderohet një prej momenteve më të rëndësishme në historinë e këtij vendi. Kjo pasi hapi rrugën e kthimit në shtëpitë, tokën dhe vendin e tyre të shqiptarëve të dëbuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat