Rritja e temperaturave, IHMK apel për qytetarët: Kujdes nga ekspozimi në diell

Kosova

Rritja e temperaturave, IHMK apel për qytetarët: Kujdes nga ekspozimi në diell

Më: 21 qershor 2023 Në ora: 09:13
Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës për të mërkurën parashikon mot me diell dhe rritje të lehta të temperaturave, si atyre minimale , ashtu dhe ato maksimalet.

Në orët e para të ditës në shumë zona parashihet të formohet mjegulla e radiacionit, por do të jetë e paqëndrueshme, pasi gjatë ditës do të jenë prezent rrezet e diellit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë celsius ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare.

Instituti apelon për kujdes që në orët e pikut nga ora 11:00 deri në 17:00 të mos jeni në kontakt direkt me rrezet e diellit, sidomos personat në moshë të shtyrë dhe personat që kanë probleme me sëmundje kronike, si tension, frymëmarrje, sëmundje kardiologjike etj..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat