Në Pejë do të organizohet Universiteti i 2-të Ndërkombëtar Veror

Kosova

Në Pejë do të organizohet Universiteti i 2-të Ndërkombëtar Veror

Më: 22 qershor 2023 Në ora: 11:58
Ilustrim

Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë, në vazhdimësinë e përpjekjeve për të krijuar një mjedis të pasur në arsim dhe kulturë, do të organizojë Universitetin Veror.

Universiteti i 2-të Ndërkombëtar Veror UNISUM në Pejë, do të mbahet nga 8 – 21 korrik. Ky aktivitet ishte i hapur për studentë nga gjithë bota.

Studentët vijnë nga vende të ndryshme, të interesuar për të përjetuar eksperienca të reja dhe për të zgjeruar njohuritë e tyre.

Ata kanë mundësinë të hapnin horizonte të reja, të zbulojnë mundësi dhe sfida të reja brenda një gamë të gjerë të kurseve ofruar nga stafi mësimdhënës kombëtar dhe ndërkombëtar.

Kjo u ofron studentëve mundësinë për të zgjeruar njohuritë e tyre në fusha të ndryshme të interesit dhe për të krijuar kontakte të reja me studentë dhe pedagogë nga kultura dhe vende të ndryshme.

Përmes kësaj përvoje, studentët mund të rrisin perspektivën e tyre, për të shkëmbyer idetë dhe për të krijuar lidhje ndërkombëtare që do t’i ndihmojnë në zhvillimin e tyre personal dhe profesional.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat