Aliu për rrugën Dollc-Gjakovë: Projekt që e trashëguam me shumë probleme

Kosova

Aliu për rrugën Dollc-Gjakovë: Projekt që e trashëguam me shumë probleme

Më: 24 qershor 2023 Në ora: 16:52
Foto ilustrim

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), Liburn Aliu, ka njoftuar të shtunën se janë duke vazhduar punimet në rrugën Dollc-Gjakovë.

Për këtë projekt Aliu ka thënë se e kanë trashëguar nga qeverisjet e kaluara me shumë probleme.

Por tani sipas tij është gati për t’u vënë në rrugën e duhur me intensifikimin e punimeve.

Rruga Dollc – Gjakovë, të cilin projekt e trashëguam me shumë probleme, tani është gati për t’u vënë në rrugën e duhur me intensifikimin e punimeve, ku po vazhdojnë punimet edhe sot, në mënyrë që sa më parë ta përfundojmë si projekt, për të qenë gati për të gjithë qytetarët”, ka shkruar ministri në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat