Ngjarjet e datës 29 qershor

Kosova

Ngjarjet e datës 29 qershor

Më: 28 qershor 2023 Në ora: 22:19
Foto ilustrim

Kosova nesër karakterizohet nga këto ngjarje:

Zyra për Qeverisje të Mirë në bashkëpunim me projektin Drejtësi Sociale për Rom, Ashkali dhe Egjiptian, implementuar nga Misioni Terre des hommes në Kosovë, Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve dhe Fondacioni HEKS, organizon ceremoninë e përvjetorit të “Platformës kombëtare për mbrojtje nga diskriminimi për komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian” (Hotel “Swiss Diamond”, ora 10:00)

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton Draft Raportin për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për kontrollin e duhanit dhe ligjit për ndryshimin e plotësimin e ligjit për kontrollin e duhanit (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 11:00)

Kuvendi i Kosovës mban vazhdimin e seancës plenare me pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara (Kuvendi Kosovës, ora 12:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat