Reshje të mëdha shiu- Rahoveci kaplohet nga vërshimet e rrëmbyeshme

Kosova

Reshje të mëdha shiu- Rahoveci kaplohet nga vërshimet e rrëmbyeshme

Më: 1 korrik 2023 Në ora: 15:07
Pamje nga video

Një stuhi e fuqishme ka kapluar Rahovecin, ku ka pushtuar disa zona në këtë qytet tash e disa orë.

Erërat e fuqishme deri më tani nuk raportohet se kanë shkaktuar dëme materiale.

Por, në pamjet e publikuara pak qaste më parë nga Mateo Ballkani, bëhet e ditur se reshjet e mëdha të shiut kanë vërshuar disa rrugë të qytetit.

Gjithashtu, nga Rahoveci qytetarët bëjnë të ditur se rrebeshi shumë intensiv ka shkaktuar vërshime të shpejta.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se fundjava do përcillet me mot dinamik- reshje e rrufe, më intensive gjatë ditës së diele.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat