​Vërshimet e shpejta në Rahovec shkaktuan dëme në infrastrukturë, aktualisht pa vërshime

Kosova

​Vërshimet e shpejta në Rahovec shkaktuan dëme në infrastrukturë, aktualisht pa vërshime

Më: 1 korrik 2023 Në ora: 17:24
Rahovec

Drejtoresha për Mbrojte dhe Shpëtim në Komunën e Rahovecit, Besa Bytyçi ka thënë se gjendja në Rahovec është e qetë dhe stabile, nuk ka vërshime.

Ajo ka shkruar në Facebook se pas shiut të rrëmbyeshëm dhe erërave të fuqishme, ka pasur disa dëmtime në infrastrukturë publike, por situata vazhdon të jetë e qetë dhe e menaxhueshme.

“Ekipet e Komunës së Rahovecit janë akoma në terren dhe në dispozicion të qytetarëve.

Ne po e përcjellim me vëmendje situatën dhe jemi të gatshëm për çdo intervenim në rast nevoje”, ka shkruar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat