Përurohet parku në Shtime

Kosova

Përurohet parku në Shtime

Më: 2 korrik 2023 Në ora: 19:24
Foto nga vendngjarja

Me mbështetjen e Qeverisë së Kosovës në komunën e Shtimes, përkatësisht në fshatin Davidovc, sot është përuruar parku i ri.

Në përurimin e këtij parku mori pjesë edhe kryeministri Albin Kurti, i cili përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se vlera e këtij projekti kap shumën e 144 mijë euro.

“Park dhe kënd i lodrave në fshatin Gjyrkoc, Davidoc të Shtimes. Bashkë me Kryetarin, Qemajl Aliun, Shefin e Grupit Parlamentar të SPD-së në Kuvendin e Qarku Unna, Gjermani, z. Hartmut Ganzke dhe Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, z. Jörn Rohde, përuruam këtë park në të cilin po vazhdojnë ende punimet. Për ta gjelbëruar Komunën dhe për të krijuar hapësira të përbashkëta, vlera e projektit kapë shumën e 144 mijë euro, në një sipërfaqe prej 1 hektar”, ka shkruar Kurti.

Ai tutje ka thënë se përveç gjelbërimit e këndit të lodrave për fëmijë, parku do të ketë edhe fusha sportive, tavolina shahu, pingpongu e parking për vetura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat