Ngjarjet e datës 6 korrik

Kosova

Ngjarjet e datës 6 korrik

Më: 5 korrik 2023 Në ora: 22:23
Foto ilustrim

Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës (KGJK në Prishtinë, ora 09:00)

Institucioni i Avokatit të Popullit organizon tryezë diskutimi “Fuqizimi i bashkëpunimit ndër-institucional në promovimin e të drejtave të njeriut dhe qeverisjes së mirë” (Hotel Çarshia e Jupave, Gjakovë, ora 9:30)

Nisin punimet për rehabilitimin e rrugës së Tranzitit dhe Rehabilitimi i rrugës Shtime-Lipjan. I pranishëm edhe ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu (Rrethi në hyrje të Shtimes, ora 10:00)

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton propozimin e Komisionit për përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale (Kuvendi i Kosovës, C203, ora 11:00)

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban konferencë për media (Holli i Kuvendit të Kosovës, ora 11:00)

Akademi Përkujtimore në nderim të 25-vjetorit të Betejës së Loxhës(Kinema “Jusuf Gervalla” në Pejë, ora 12:00)

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama (Kabineti i Presidentes, ora 16:00)

Kolegji UBT me një ceremoni solemne bënë hapjen e Global UBT Fest 2023 (Parku Shkencor Inovativ i UBT-së në Lipjan, ora 17:00)

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier, organizon pritje për nder të 247-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (Kompleksi i Ambasadës Amerikane në Prishtinë, ora 18:30)

Transmetohet filmi i Nahide Deniz për Mustafa Kemal Atatürk-un (Prizren, ora 20:30)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat