Haradinaj: Loxha heroike shënoi një kapitull të lavdishëm të luftës sonë për liri

Kosova

Haradinaj: Loxha heroike shënoi një kapitull të lavdishëm të luftës sonë për liri

Më: 6 korrik 2023 Në ora: 10:38
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se para 25 vjetësh, Loxha heroike u përball me armikun, duke shënuar një kapitull të lavdishëm të luftës për liri.

Në llogarinë e tij në Facebook, ai ka kujtuar trimat e UÇK-së dhe ata që u përjetësuan: Tahir Shala, Rrustem Bruqi, Enver Alaj, Lumni Surdulli e Xhavit Qufaj.

“Po ashtu, kujtojmë luftëtarët nga fshati Rudicë, Nimon Bajraktari, Haki Ahmetxhekaj e Bashkim Mehmetaj, që ranë në rrugën e tyre për të sjellë armët e lirisë.

Në të njëjtën ditë ra dhe bashkëluftëtari Arsen Mazrekaj”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat