“Sharrcem" realizoi investime milionëshe për mjedis dhe siguri në punë

Kosova

“Sharrcem" realizoi investime milionëshe për mjedis dhe siguri në punë

Më: 10 korrik 2023 Në ora: 13:57
Foto nga vendi i ngjarjes

Mbi 3 milionë e 800 mijë euro është vlera e investimeve totale (CAPEX) që ka realizuar kompania “Sharrcem” gjatë vitit të kaluar.

Përmes prezantimit të raportit vjetor të Qëndrueshmërisë për vitin 2022, Fabrika e Çimentos "Sharrcem" në Han të Elezit ka bërë të ditur se vetëm në investime në mjedis, si dhe në shëndet dhe siguri në punë ka realizuar investime në vlerë mbi 450 mijë euro.

Me aktivitete të ndryshme për fëmijë, punonjës e bashkëpunëtor të kësaj kompanie, “Sharrcem” ka falënderuar të gjithë për punën e bërë ndër vite.

Drejtori menaxhues i kompanisë, Mario Bracci e ka cilësuar këtë si një ditë të rëndësishme për të gjithë ata që kanë kontribuar deri më tani në arritjet e kësaj kompanie.

Në Ditën e hapur, Bracci është shprehur mirënjohës për të gjithë bashkëpunëtorët në këtë rrugëtim, duke shtuar se së bashku kanë kaluar sfidat dhe përmes kësaj ka arritje të jashtëzakonshme.

Bracci: Përpjekjet dhe sfidat kanë qenë të shumta, të gjitha në një ndryshim

"Prania juaj sot këtu është një dëshmi e gjallë e lidhjeve të forta që të gjithë së bashku kemi ushqyer sikurse dhe e besimit të ndërtuar ndër vite...Ky është viti i 13-të i funksionimit që kur ‘Titan’ mori “Sharrcem”. Përpjekjet dhe sfidat kanë qenë të shumta, të gjitha në një ndryshim të vazhdueshëm kanë evoluar në situata të reja me të cilat na është dashur të përballemi në të gjitha frontet. Megjithatë, një gjë nuk ka ndryshuar kurrë, tanimë për 120 vjet radhazi dhe në fakt ka qenë shtyrësi kryesor që ka çuar përpara sipërmarrjen e “TITAN Group” përgjatë gjithë këtyre viteve. Thënë ndryshe nga të qenit më të mirët duke mos komprometuar kurrë standardet më të larta që garantojnë shëndetin dhe sigurinë e njerëzve tanë dhe mirëqenien e mjedisit ku ne ushtrojmë aktivitetin tonë", tha Bracci.

Kryetari i Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi është shprehur falënderues për projektet që “Sharrcem” po realizon në këtë komunë.

I pari i kësaj komune, Ballazhi ka theksuar se krahasimi me vitet pas lufte gjendja nga ndotja e ajrit në këtë komunë ka qenë në gjendje të rëndë, duke shtuar se tashmë ka përmirësime të dukshme në këtë drejtim.

Balazhi: Ka ndryshim pozitiv në zvogëlimin e ndotjes së ajrit

"Jam falënderues për bashkëpunimin që kemi me menaxhmentin e “Sharrcem”. Isha duke kujtuar dhe e bëra një krahasim të viteve të pas luftës, ka qenë vërtetë një tmerr nëse ke kaluar përmes fabrikës nga hyrja për shkak të ndotjes dhe pluhurit të madh, dhe sot kur e sheh këtë ndryshim pozitiv në aspektin e zvogëlimit të ndotjes është kënaqësi, pavarësisht pasojave që si fabrikë mund të ketë ndotje. Ajo që është më pozitive se me “Sharrcem” kemi një bashkëpunim të jashtëzakonshëm në kuadër të bashkëpunimit për mirëqenien e qytetarëve. Ky është ma e mira e mundshme e një bashkëpunimi të një kontributi që jep “Sharrcem", tha Ballazhi.

Ndërsa, drejtoresha e Odës Ekonomike Gjermane në Kosovë, Nora Hasani në një fjalë rasti u shpreh krenare me gjithë punën që po realizojnë punonjësit e “Sharrcem”.

Hasani: “Sharrcem” me impakt të madh në ekonomi

"Ju lutem të gjithëve që jeni në bord menaxhues dhe që punoni për “Sharrcem” me marr një minutë kohë që të jeni krenar me vetveten. Nganjëherë përditshmëria na bënë që të harrojmë të jemi krenar me punën që bëjmë. Duhet të krenoheni me vendet e punës që keni krijuar këtu, me impaktin ekonomik që keni jo vetëm për komunën, por për gjithë Kosovën dhe në veçanti për këtë transforimin që keni bërë. Ju jeni lider në fushën e CSR", tha Hasni.

Kujtojmë se, “Sharrcem” është themeluar në vitin 1936, si prodhuesi dhe furnizuesi kryesor i çimentos në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat