Konfiskohen lodra të pasigurta të fëmijëve

Kosova

Konfiskohen lodra të pasigurta të fëmijëve

Më: 15 korrik 2023 Në ora: 20:24
Lodra

Inspektorati i Tregut i Kosovës ka zhvilluar një inspektim në terren, ku ka identifikuar produktet “Lodra për fëmijë – imitim i ushqimeve” të cilat janë të ndaluara të vendosen në treg.

Bazuar në dispozitat e Ligjit për Sigurinë e Përgjithshme të Produkteve, është i ndaluar prodhimi, importi, eksporti dhe vendosja e produkteve mashtruese në treg.

“Produktet mashtruese janë ato produkte të cilat kanë pamje imituese, që nuk është produkt ushqimor por ka formë, erë, ngjyrë, dukje të jashtme, ambalazh, shenjë, vëllim ose madhësi të produktit ushqimor, ashtu që konsumatori, sidomos fëmija, të mund ta ngatërrojë me produktin ushqimor dhe ta vërë në gojë, thithë ose gëlltisë, çka mund të paraqesë rrezik ose të shkaktojë ngufatje, helmim, shpim ose pengesa në traktin e tretjes”, thotë ligji në fjalë.

Me këtë rast, inspektorët për sigurinë e produkteve në kuadër të Inspektoratit të Tregut, kanë ndaluar nga shitja dhe kanë konfiskuar këto produkteve në sasi prej 417 copë.

“Inspektorati i Tregut mbetet i përkushtuar të mbrojë shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve duke eliminuar nga tregu çfarëdo produkti që paraqet rrezik për përdorim, prandaj ftojmë të gjithë qytetarët që nëse hasin në produkte të tilla në treg të lajmërojnë inspektorët e tregut të cilët do të reagojnë konform kompetencave që kanë”, thuhet në njoftimin për media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat