Jasharaj: Qeveria aktuale po bën eksperimente në arsimin shkollor

Kosova

Jasharaj: Qeveria aktuale po bën eksperimente në arsimin shkollor

Më: 16 korrik 2023 Në ora: 09:00
Rrahman Jasharaj

“Gjendja në arsim nuk është e mirë”.

Kështu e ka vlerësuar situatën aktuale në arsimin kosovar, kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.

Jasharaj tha për Fo se qeveritë e kaluara dhe kjo aktualja po bën eksperimente në arsimin e nxënësve.

Ai deklaroi se me testet ndërkombëtarë nuk është i kënaqur aspak.

“Duhet të bëhemi real se gjendja në arsimin e Kosovës nuk është e mirë, këtë po e them sepse askush nga ne nuk është i kënaqur me arritjet sidomos me testet ndërkombëtare. PISA na ka qit goxha në fund dhe jemi ndier shumë keq. Edhe qeveritë e kaluara, edhe kjo qeveri po bën eksperimente me arsimin, duke kaluar nga një orë në tjetrën, duke mos pritur që mësimdhënësit të mos jenë të përgatitur”, theksoi Jasharaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat