Temperatura të larta në Kosovë, këto janë këshilla që duhet ndjekur

Kosova

Temperatura të larta në Kosovë, këto janë këshilla që duhet ndjekur

Më: 17 korrik 2023 Në ora: 06:09
Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se temperaturat maksimale në pesë ditët në vijim do të jenë ndërmjet 33-36 gradë Celcius.

Sipas IHMK-së, dita më e nxehtë do të jetë e mërkura, ku maksimalet do të arrijnë 37 gradë Celcius.

IHMK ka ofruar edhe disa këshilla për t’u mbrojtur nga rrezet UV.

Njoftimi i plotë:

Parashikimi i Motit për pesë ditë (17-21 korrik 2023)!

E hëne- Mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 33-36 gradë Celsius.

E marte- Mot kryesisht me diell .Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius , ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 33-36 gradë Celsius

E merkurë. Mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 33- 37 gradë Celsius.

E enjte-Të enjten parashihet mot me diell por me rënje të lehta të vlerave të temperturave maksimale. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 14-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 33-35 gradë Celsius

Të premten – Mot kryesisht me diell. Në vlerat e temperaturave ekstreme nuk parashihet të ketë ndryshime të ndieshme. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 14-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 32-35 gradë Celsius.

Gjatë kësaj periudhe kohore të parashikimit do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperendimit.

Në shum vende urbane prezenca e këtyre masave të ajrit do të krijoj mundësi që temperaturat të arrijnë deri 40 gradë Celsius.

Edhe vikendi parashihet të jetë me temperatura ekstremisht të larta.

Ky mot me këto temperatura ekstreme të larta është si rezultat i ardhjes së masave të nxehta të ajrit nga Afrika Veriore.

Shkalla e lartë e avullimeve do të krijoj vapë dhe ndjesia e këtyre temperaturave do të jetë më e lartë se sa vlerat e lartëshënuara.

Kujdes:

Meqë indeksi UV do të jetë shum i lartë ,rekomandohet që të kufizohemi sa më shum nga rrezet e diellit,nga ora 10-17,sidomos personat me sëmundje kronike, hipertension , diabetikët, asmatikët etje, të bartim syze mbrojtese nga rrezet e diellit, ombrellë, rroba me ngjyra të lehta,krema adekuate për mbrojtjen e lëkurës, pastaj të pijmë ujë sa më shpesh, jo lëngje të gazuara, të konsumojmë pemë e perime dhe ushqim me sa më pak yndyrë, etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat