Temperaturat e larta, kompanive ju bëhet thirrje të kenë kujdes për shëndetin e punëtorëve

Kosova

Temperaturat e larta, kompanive ju bëhet thirrje të kenë kujdes për shëndetin e punëtorëve

Më: 17 korrik 2023 Në ora: 13:03
Ilustrim

Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës, shkaku i temperaturave të larta të cilat janë duke mbizotëruar në Kosovë, i ka bërë apel pronarëve të kompanive private, që të kenë kujdes me shëndetin e punëtorëve.

Apeli është bërë pasi që punimi në objekte të larta me temperatura ekstreme të mëdha, rrezikojnë drejtpërsëdrejti punëtorët që punojnë në hapësirat e jashtme, thuhet në njoftim.

Kjo federatë ka lutur kompanitë që ta ndryshojnë orarin e punës dhe t’i përshtaten temperaturave më të ulëta, sidomos para dhe pas ditës.

“Çdo pakujdesi e juaja kushton me jetë”, thuhet në apelin e kësaj federate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat