AAK njofton për fillimin e një cikli të ri diskutimesh, takon nesër përfaqësuesit e mediave dhe të shoqërisë civile

Kosova

AAK njofton për fillimin e një cikli të ri diskutimesh, takon nesër përfaqësuesit e mediave dhe të shoqërisë civile

Më: 19 korrik 2023 Në ora: 16:06
AAK

Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka njoftuar se ka filluar një cikël diskutimesh për situatën e rëndë politike në Kosovë dhe modalitetet e mundshme për të dalë nga kjo situatë.

Grupi Parlamentar i AAK-së ka njoftuar se në këtë të enjte, më datë 20 korrik do të mbahet tryezë diskutimi me përfaqësues të mediave dhe të shoqërisë civile.

“Do të mbahet tryezë diskutimi me përfaqësues të shoqërisë civile dhe të mediave, këtë të enjte, më datë 20 korrik, në ora 12:00, në sallën 506, në ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e GP të AAK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat