Ngjarjet e datës 20 korrik

Kosova

Ngjarjet e datës 20 korrik

Më: 20 korrik 2023 Në ora: 06:21
Foto ilustrim

Vazhdon gjykimi në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve (Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, 09:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere (Kuvendi i Kosovës, C203, 10:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim (Kuvendi i Kosovës, N303, 10:00)

Hapet panairi me produkte të grave në agrobiznes (Sheshi “Zahir Pajaziti” Prishtinë, 10:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit (Kuvendi i Kosovës, N302, 11:00)

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës organizon tryezë diskutimi me përfaqësues të shoqërisë civile dhe mediave, lidhur me situatën politike në vend (Kuvendi i Kosovës, 506, 12:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Integrim Evropian (Kuvendi i Kosovës, N204, 14:05)

Për nderë të 75 vjetorit të lindjes dhe 55 vjetorit të punës në gazetari të Fahri Musliut, Shoqata e Intelektualëve “Jakova”, promovon librat “proceset e kurdisura” dhe “Ditari i gazetarit shqiptar në Beograd” (Biblioteka e Qytetit, Salla “Teki Dërvishi”, Gjakovë, 19:00)

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës lanson platformën “Shijo Kosovën”, që i dedikohet mërgatës (Muzeu Kombëtar i Kosovës, 20:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat