Sulmi ndaj gazetarëve në Spitalin e Gjakovës, reagon ShSKUK

Kosova

Sulmi ndaj gazetarëve në Spitalin e Gjakovës, reagon ShSKUK

Më: 20 korrik 2023 Në ora: 11:44
Foto ilustrim

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), ka reaguar lidhur me rastin e djeshëm që ndodhi në Spitalin e Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë, ku janë sulmuar gazetarët.

“Menaxhmenti i ShSKUK-së, do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, konform kompetencave ligjore që ka, për të ofruar shërbime shëndetësore për qytetarët e rajonit të Gjakovës.

ShSKUK, e dënon veprimin e të punësuarve  të Spitalit, që penguan punën e lirë të gazetarëve dhe medieve, duke garantuar dhe ofruar bashkëpunim të plotë me mediet dhe gazetarët”, thuhet në reagimin e tyre.

ShSKUK, shton se nuk ka qenë në dijeni për pengimin e gazetarëve, deri në publikimin e  videos nga mediet.

“ Së shpejti do të bëhen publik hapat që do të ndërmerren në Spitalin e Gjakovës”, thuhet tutje në reagim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat