Panairi “Marketi i Ndërtimit”, kompanitë shpalosin ofertat e tyre për qytetarët

Kosova

Panairi “Marketi i Ndërtimit”, kompanitë shpalosin ofertat e tyre për qytetarët

Më: 31 korrik 2023 Në ora: 13:59
Panairi “Marketi i Ndërtimit”

Në sallën “1 Tetori” është hapur panairi “Marketi i Ndërtimit” që po mbahet për herë të parë në Kosovë. Për tri ditë radhazi, mbi 30 kompani liderë do të ekspozojnë dhe ofertojnë në këtë panair.

Qytetarët pjesëmarrës do të kenë mundësi që deri më 2 gusht të përfitojnë nga ofertat e kompanive ndërtuese që janë me zbritje.

Organizatori i këtij panairi, Avdullah Hasani tha se presin që ky panair të kthehet në tradicional.

Hasani: Ta bëjmë tradicional marketin e ndërtimit

"Marketi i tillë si një standard unik i veprimit besoj që do t’i kënaq kërkesat e qytetarëve, meqë kërkesë e qytetarëve ka qenë që ofertuesit, në këtë rast bizneset të vijnë me oferta të veçanta në mënyrë që qytetarët të përfitojnë zbritje dhe oferta më të ulëta. Ndërsa, ndërtuesit dhe produktet tjera që e shoqërojnë ndërtimin të rrisin sasinë dhe intensitetin e shitjes që produkteve të tyre me qëllim që edhe rubrika e Kosovës ta ketë marketin tanimë tradicional dhe në çdo vit në rritje të formatit të tillë. Uroj që edhe kompanitë pjesëmarrëse, por edhe qytetarët të ndahen të kënaqur nga marketi i versionit të tillë në Kosovë, ta bëjmë tradicional, të ketë një sukses të jashtëzakonshëm, në mënyrë që edhe Kosova të jetë pjesë e formave të tilla të organizimit”, deklaroi ai.

Artan Ramaj nga kompania “Al Trade” tha se gjatë këtyre tri ditëve kanë qëllim që të jenë më afër me mërgatën, ku risi do të jetë çmimi që do të ofrohet.

Ramaj: Risi kemi tek çmimi për të gjithë qytetarët që do të jenë prezent

“Qëllimi ynë është që me qenë më afër klientelës tonë, qytetarëve në përgjithësi. Fokusi ynë në këtë panair është me qenë më afër edhe mërgatës tonë. Përveç zyrave tona të cilat i kemi nëpër pikat tona, nëpër objektet tona, normalisht edhe këtu me qenë më afër. Në këtë panair e kemi edhe një risi, në këtë panair do të ketë edhe një mundësi më të mirë për të gjithë ata të interesuar...Përveç promovimit të disa prej komplekseve që pritet që shumë shpejt të fillojë, normalisht do të ketë edhe një risi tek çmimi për të gjithë ata që do të jenë prezent këtu”, tha ai.

Edhe kompania ndërtuese nga Shqipëria “Ir Real Estate”, është pjesëmarrëse në këtë panair. Menaxherja e kësaj kompanie, Klonida Toska u shpreh se për qytetarët nga Kosova do të shpalosin cilësinë e ndërtimit dhe ruajtjen e gjelbërimit.

Toska: Jemi një kompani prej 30 vitesh në treg në Shqipëri

“Jemi një kompani prej 30 vitesh në treg në Shqipëri, merremi me ndërtim, jemi investitor. Momentalisht kemi disa projekte që po ndërtojmë, jemi të pozicionuar në zonën e Sarandës. Është një super projekt rezident me vila, apartamente në shitje. Kemi ndërtuar stadiumin, disa hotele, restorante, apartamente... Në këtë panair kemi ardhur për arsyen sepse kemi shumë klientë të interesuar nga Kosova, nga diaspora dhe donim që ta shihnin edhe vet se si merremi ne me ndërtimin...Duam t’i sjellim Kosovës detin më afër”, u shpreh ajo.

Ndërkaq, pronari i kompanisë së ndërtimeve të larta banesore “Pozhegu Brothers” Qemajl Pozhegu tha se gjatë këtyre tri ditëve në panair do të prezantojnë katër projekte.

Pozhegu: Pesë mijë euro zbritje për banesë mbi 60 metra katror

“Ne presim një fluks të qytetarëve rreth 15 mijë qytetarë që na kanë premtuar që do të vijnë. Konkretisht ofrojmë oferta brenda kësaj periudhe se kush do që vjen dhe bën kontratë pesë mijë euro zbritje për çdo banesë mbi 60 metra katror. Ndërsa, për ata tjerë që duan të blejnë shtëpi kanë 10 mijë euro zbritje. Kjo zbritje vlen vetëm në periudhën nëse vijnë për të blerë banesë dhe krijojnë kontakte me ne periudhën 21 korrik deri më datën 2 gusht”, njoftoi ai.

Katër nga projektet e “Pozhegu Brothers” janë “Garden Buiding” në “Rrugën C”, “Vargu i Blertë” në “Lagjen Taukbahqe” dhe afër “Lagjes Kodrina”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat