Dhjetëra aksidente fatale për gjashtë muaj në Kosovë, ekspertët tregojnë shkaktarët

Kosova

Dhjetëra aksidente fatale për gjashtë muaj në Kosovë, ekspertët tregojnë shkaktarët

Më: 2 gusht 2023 Në ora: 14:30
Foto ilustrim

Dy persona vdiqën dhe 75 të tjerë u lënduan përgjatë 48 orëve të fundit në Kosovë. E për gjashtë muaj raportohet se në aksidente trafiku kanë vdekur 40 persona. Sipas ekspertëve, faktori njeri në 85% të rasteve është shkaktari kryesor i aksidenteve.

D.H., 77-vjeçar vdiq para dy ditësh në një aksident trafiku në Istog. Në këtë aksident mbetën të lënduar edhe nëntë persona të tjerë si pasojë e përplasjes së dy veturave me një traktor. Në gjendje të rëndë raportohet të jetë edhe shoferi i traktorit.

Aksidenti dyshohet se ndodhi si pasojë e mospërshtatjes sё shpejtësisë dhe tejkalimit tё pasigurt.

E në aksident trafiku të dielën ka vdekur edhe një person. I riu ra në me veturë në Lumin Drini i Bardhë. Në këtë aksident u lëndua edhe një person tjetër.

Aksidente si kjo po ndodhin çdo ditë në Kosovë.

Vetëm në 48 orët e fundit në Kosovë, sipas statistikave të Policisë janë lënduar 75 persona.

Sipas njohësve të komunikacionit, shkaktari i aksidenteve në 85% të rasteve është faktori njeri.

Nol Dedaj, profesor dhe ekspert i komunikacionit, ka treguar faktorët që më së shumti çojnë në shkaktimin e një aksidenti.

“Faktorët të cilët më së shpeshti shkaktojnë aksident janë : faktori njeri rreth 85 % të rasteve, faktori rrugë rreth 8-10%, faktori automjet rreth 3-5% të rasteve, faktori komunikacion rrugor 1% dhe faktori Incident me rreth 1% të rasteve”, ka thënë ai.

E sipas tij institucionet duhet që të krijojnë institucione hulumtuese dhe ekzekutive për të vendosur masa parandaluese.

“Institucionet tona duhet të krijojnë institucione hulumtuese dhe ekzekutive për masat preventive deri sa asnjë qeveri nuk është marrë me këtë problem. Bazuar në krijimin e pikave konfliktit në rrugë gjatë qarkullimit të automjeteve rrugët të cilat janë me dy shirita të qarkullimit kanë mundësi teknike më të madhe me ardhë deri te aksidenti e këto rrugë hiq ma pak se rreth 650 km janë në Kosovë”, ka thënë tutje ai.

Ndërkohë është raportuar që nga janari e deri në qershor, 40 persona kanë humbur jetën  në aksidente trafiku, ndërsa mbi 7 mijë qytetarë kanë pësuar lëndime  trupore për gjatë kësaj periudhe kohore.

Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, gatë kësaj, kohe numri i aksidenteve me persona të lënduar është 3 mijë e 782, ku janë lënduar gjithsej 7 mijë e 247 qytetarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat