Edhe sot nxehtë, temperaturat deri në 36 gradë

Kosova

Edhe sot nxehtë, temperaturat deri në 36 gradë

Më: 3 gusht 2023 Në ora: 07:11
Foto ilustrim

Mot kryesisht me diell dhe më i nxehtë parashihet për ditën e enjte në vend. Temperaturat minimale zbresin në 16C e 19C, e ato maksimale arrinë deri në 34C e 36C.

Nxehtë e me diell mbetet edhe ditën e premtë, me maksimale që arrinë deri në 36C e 38C, njofton Prishtina Weather.

E shtuna fillon me mot kryesisht me diell. Ditën shtrëngata frontale që shfaqen nga Adriatiku kalojnë mbi vend, me kushte për rrebeshe e bubullima, lokalisht intenzive dhe me breshër.

Mot i ndryshueshëm parashihet nga dita e diel, me vranësira, diell dhe reshje shiu, e temperaturat në rënie edhe deri në 25C e 23C.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat