Kosova fiton një Medalje të Bronztë në Olimpiadën e Matematikës

Kosova

Kosova fiton një Medalje të Bronztë në Olimpiadën e Matematikës

Më: 6 gusht 2023 Në ora: 08:37
Kosova

Kosova ka fituar një Medalje të Bronztë në Olimpiadën Matematike Ndërkombëtare për Studentë Universitarë (IMC 2023).

“Në Olimpiadën e 30-të Matematike Ndërkombëtare për Studentë Universitarë, IMC 2023, Kosova u përfaqësua nga dy studentë të Universitetit të Prishtinës, Andi Sejdiu dhe Oki Caka. Andi Sejdiu ka fituar një Çmim të Tretë (Medalje të Bronztë)”, njofton shoqata.

IMC është ndër garat më të rëndësishme botërore të matematikës për studentë universitarë, në të cilën marrin pjesë studentë nga universitete prestigjioze nga të gjitha anët e botës./RTK

Shoqata e Matematikanëve të Kosovës e uron dhe e përgëzon Ekipin e Kosovës për suksesin e arritur dhe për përfaqësim të denjë të shtetit të Kosovës dhe Universitetit të Prishtinës në këtë olimpiadë prestigjioze! 

Shoqata e Matematikanëve të Kosovës mbetet e përkushtuar të kontribuojë me të gjitha mundësitë dhe kapacitetet që ka në dispozicion për t’i mbështetur të rinjtë e talentuar në fushën e matematikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat