Nga kush rrezikohet Kosova?

Kosova

Nga kush rrezikohet Kosova?

Nga: Adem Bytyçi Më: 18 gusht 2023 Në ora: 22:56
Adem Bytyçi

Kosava nuk është e rrezikuar as nga Serbia dhe nga askush tjetër, përvec nga politikanët hajna që e vjedhin çdo t'mirë të pêrgjithshme kombëtare dhe shtetërore duke filluar nga tokat e Kosovës e gjerë te thesari i shtetit.

Kjo e keqe nuk ka të ndalur që nga çlirimi e gjerë në ditët e sotit.

Të njêjtin fat të keq e ka pasur Shqipëria pas përmbysjes së diktaturës e gjerë në ditët e sotit.

Këto dy territore (shtete) shqiptare e kanë vështirë për të dalur nga ngecja ekonomike dhe varfëria e qytetarëve përgjërsa i vjedhin qeveritë e tyre.

Gjithashtu në të dyja kêto shtete sistemi i drejtësisë është nën influencën e qeveritarëve në pushtet, prandaj hajnia dhe krimi ekonomik nuk luftohet, sepse po të ishte ndryshe qeveritarët do ta kishin të pa mundur për t'i vjedhur qytetarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat