Sot më ftohtë se dje, këto janë temperaturat që parashihen

Kosova

Sot më ftohtë se dje, këto janë temperaturat që parashihen

Më: 5 shtator 2023 Në ora: 07:05
Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që do të mbajë sot dhe ditëve në vazhdim në vendin tonë.

“E marte. Mot i vranët dhe vende-vende me reshje shiu.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parshihen të lëvizin ndërmjet 19-23 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriu me shpejtësi 1-7m/s.

E merkurë. Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parahihen të lëvizin ndërmjet 22-26 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare.

E enjte- Mot kryesisht i ngjajshem me ditën e merkurë dhe më i ngrohtë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen ë lëvizin ndërmjet 24-28 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut.

Të premten. Dita e premte do të jetë dita më e nxehtë. Parashihen vranesira të pakta kryesisht rrreth relievit malor. Temperatura minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-29 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i verilindjes.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat