Rruga që lidh tri fshatrat e Podujevës është ngushtuar nga rrëshqitjet e dheut, pemët e barishtet

Kosova

Rruga që lidh tri fshatrat e Podujevës është ngushtuar nga rrëshqitjet e dheut, pemët e barishtet

Më: 7 shtator 2023 Në ora: 09:49
Foto nga vendi i ngjarjes

Qytetarët e Komunës së Podujevës kanë raportuar në ndreqe.com se rruga që lidh fshatrat Majac, Lupq i epërm dhe Popovë është ngushtuar nga të dy anët, nga rrëshqitjet e dheut, pemët dhe barishtet.

Po ashtu qytetarët kanë raportuar se në fshatin Popovë njëra korsi është shkatërruar plotësisht nga vërshimet.

E, sipas tyre që nga viti 2013 kjo rrugë ishte shtruar asfalt dhe asnjëherë nuk është mirëmbajtur.

“Rruga që lidh fshatrat Majac, Lupq i epërm dhe Popovë është ngushtuar nga të dy anët, si pasojë e rrëshqitjes së dheut. Pemët dhe barishtet sidomos në fshatin Lupq i epërm dhe Popovë. Në fshatin Popovë njëra korsi është shkatërruar plotësisht nga vërshimet e pothuajse tetë vite dhe asnjëherë nuk është rregulluar që nga viti 2013 që është shtruar asfalt. Nuk është mirëmbajtur asnjëherë të vetme”, kanë raportuar qytetarët në ndreqe.com.

Ndryshe, në platformën “ndreqe.com”, qytetarët po vazhdojnë të raportojnë për probleme të ndryshme që hasin në vendin ku jetojnë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat