Vërshimet e janarit, në Podujevë shpërndahen kuponë në vlerë 300 euro për 144 fermerë nga FAO

Kosova

Vërshimet e janarit, në Podujevë shpërndahen kuponë në vlerë 300 euro për 144 fermerë nga FAO

Më: 21 shtator 2023 Në ora: 11:54
Shpejtim Bulliqi

Në Komunën e Podujevës janë shpërdnarë kuponë me nga 300 euro për fermerët e prekur nga vërshimet e janarit në këtë komunë.

Sipas njoftimit të Komunës, kjo ndihmë është realizuar nga Qeveria Zvicerane përmes Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Bujqësi dhe Ushqim(FAO).

Nga kjo ndihmë, kanë përftiuar 144 fermerë, të cilët mund t’i shfrytëzojnë këta kuponë për të blerë farë, pleh apo ndonjë pajisje bujqësore.

“Qëllimi i kësaj ndihme nga FAO është për t’i ndihmuar fermerët në të mbjellurat vjeshtore, përfitues janë 144 fermerë me nga 300euro, të cilët mund t’i shfrytëzojnë për të blerë farë, pleh apo ndonjë pajisje bujqesore

. Kjo ndihmë është realizuar nga Qeveria Zvicerane përmes Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Bujqësi dhe Ushqim(FAO)”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat