Nesër publikohen rezultatet për pranimin e studentëve në konvikte dhe mensë

Kosova

Nesër publikohen rezultatet për pranimin e studentëve në konvikte dhe mensë

Më: 25 shtator 2023 Në ora: 15:25
Foto ilustrim

Të martën me datë 26 shtator, pritet që të bëhen publike rezultatet për pranimin e studenteve në konvikte dhe mensë për vitin akademik 2023-2024.

“Qendra e Studentëve në Prishtinë, më datën 26.09.2023 shpallë rezultatet për pranimin e studentëve në konvikte për vitin akademik 2023/2024”, thuhet në njoftim.

Rezultatet do të publikohen në adresat zyrtare të QS-së, http://www.qs.rks- gov.net dhe profilin Facebook Qendra e Studenteve-Prishtine.

Konkursi ka qenë i hapur nga data 12 shtator deri 19 shtator 2023. Gjatë këtij afati kohor për strehim në konvikte dhe ushqim në mensë kanë aplikuar rreth 5992 studentë.

Kapaciteti për banim në konvikte është rreth 4000 vende. Afati për ankesa është me datat 27 dhe 28 shtator 2023.

Paraqitja e ankesave do të bëhet përmes sistemit Online në adresat zyrtare në webfaqen http://www.qs.rks-gov.net dhe përmes profilit zyrtar Facebook

Qendra e Studenteve-Prishtine.

Gjatë procesit të ankesave nuk pranohen dokumente shtesë. Shqyrtimi i ankesave do të bëhet nga Komisioni për Ankesa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat