Ngjarjet e datës 4 tetor

Kosova

Ngjarjet e datës 4 tetor

Më: 3 tetor 2023 Në ora: 22:03
Kuvendi i Kosovës

Ministri i Financave, Hekuran Murati raporton në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, lidhur me kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet (Kuvendi i Kosovës, salla C203, 10:00)

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), publikon raportin lidhur me zbatimin e Strategjisë për Sundimin e Ligjit (Hotel Emerald, 10:00)

Mbahet mbledhja konstituive e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla (Kuvendi i Kosovës, salla N10, 10:00)

Mblidhet Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë (Kuvendi i Kosovës, salla N302, 11:00)

Vazhdimi i seancës plenare (Kuvendi i Kosovës, salla e seancave plenare, 13:00)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pret në takim ministrin e Ushqimit dhe Bujqësisë të Gjermanisë, Cem Ozdemir. Mediat mund të marrin pamje në oborrin e Qeverisë (Ndërtesa e Qeverisë, 16:30)

Hapet ekspozita kolektive “I këndoj trupit elektrik, ushtritë e atyre që i dua” kuruar nga Vesa Sahatçiu (Hotel Grand, Qendra Barbar, kati IV, 19:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat