​Osmani: Ligji i ri sjellë reformë në sistemin sportiv të Kosovës

Kosova

​Osmani: Ligji i ri sjellë reformë në sistemin sportiv të Kosovës

Më: 4 tetor 2023 Në ora: 17:57
Daulina Osmani

Para qytetarëve sot është prezantuar drafti i projektligjit të ri për sport nga përfaqësues të Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport ku ishte i pranishëm ministri Hajrulla Çeku dhe zëvendësministrja, Daulina Osmani.

Kjo e fundit, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ligji i ri për sportin parasheh reformim të sistemit sportiv në Kosovë, me qëllim të përmbushjes së nevojave aktuale të komunitetit të gjerë sportiv për zhvillimin e mëtejmë të sportit në Kosovë.

“Pas 20 vitesh, Kosova po bëhet me ligj të ri të sportit. Para qytetarëve dhe komunitetit sportiv u prezantua drafti i këtij projektligji përmes së cilit po parashihet reformimi i sistemit sportiv në vend, kjo me qëllim të përmbushjes së nevojave aktuale të komunitetit të gjerë sportiv për zhvillimin e mëtejmë të sportit në Kosovë.

Gjatë takimit, të pranishmit shpalosën komentet e tyre për projektligjin, e të cilat grupi punues do ti adresojë gjatë ditëve në vazhdim.”, ka shkruar Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat