Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi nënshkruan thirrjen për subvencionimin e fermerëve

Kosova

Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi nënshkruan thirrjen për subvencionimin e fermerëve

Më: 5 tetor 2023 Në ora: 14:09
Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi

Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi tashmë ka nënshkruar thirrjen për subvencionimin e fermerëve.

Ai gjithashtu ka dhënë edhe detaje, derisa ka shpjeguar se 4 euro për shoqëri bletësh, 4 euro për krerë dele e dhi si dhe 100 euro për krerë buallice.

“Të gjitha premtimet për fermerët tanë janë duke u realizuar”, ka shkruar Kryetari Idrizi në fund të njoftimit të tij.

Postimi i plotë:

VAZHDON PËRKRAHJA PËR FERMERËT VUSHTRRIAS

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, z. Ferit Idrizi, ka njoftuar se ka nënshkruar sot thirrjen për subvencionimin e fermerëve, si në vijim:

4 euro për shoqëri bletësh

4 euro për krerë dele e dhi

100 euro për krerë buallice.

Më tutje është vlerësuar se subvencionimi me 100 euro është i rëndësishëm, pasi që përbën risi për mbrojtjen për këtë specie në zhdukje.

“Të gjitha premtimet për fermerët tanë janë duke u realizuar”, – ka shkruar Kryetari Idrizi në fund të njoftimit të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat