Ngjarjet e datës 6 tetor

Kosova

Ngjarjet e datës 6 tetor

Më: 5 tetor 2023 Në ora: 22:34
Foto ilustrim

Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës dhe Akademia e Shkencave të Shqipërisë mbajnë konferencë shkencore ndërkombëtare "Sfidat dhe perspektiva e bashkëpunimit ekonomik Kosovë-Shqipëri dhe rajon". (Salla e Akademisë, Prishtinë, ora 10:00).

USAID-i së bashku me Gjykatën Kushtetuese të Kosovës organizojnë tryezë diskutimi në lidhje me bashkëpunimin në mes të shoqërisë civile, mediave dhe Gjykatës Kushtetuese. (Hotel “Swiss Diamond", ora 10:00).

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, mban konferencë për media në prag të përfundimit të mandatit të tij. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë, ora 11.00).

Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare, në rend dite pyetjet parlamentare. (Kuvendi Kosovës, ora 11:00).

Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë hapë ekspozitën e përkohshme të veprës ‘Teatri Ilegal’ nga Sovran Nrecaj, i përzgjedhur nga thirrja për projekte artistike – DwP Creations. (Qendra e Dokumentimit Kosovë, ora 18:00).

Hapet ekspozita e programit të fotografisë ‘Analoge’ organizuar nga Qendra për Praktikë Narrative. (Qendra për Praktikë Narrative, Prishtinë, rruga “UÇK”, ora 18.00). 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat