Ngjarjet e datës 11 tetor

Kosova

Ngjarjet e datës 11 tetor

Më: 11 tetor 2023 Në ora: 00:09
Prishtina

Mbahet gjykimi në rastin Thaçi dhe të tjerët – (Hagë, ora 09:00-16:00)

Me rastin e 20-vjetorit të themelimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit mbahet seminari “Auditimi i Pajtueshmërisë” i organizuar në kuadër të Rrjetit të Institucioneve Supreme të Auditimit të vendeve kandidate dhe kandidate potenciale për në BE dhe Gjykata Evropiane e Audituesve”. (Hotel “Prishtina”, Prishtinë, ora 09:00-16:00)

Mbahet ceremonia e fillimit të punimeve për ndërtimin e Bibliotekës së Qytetit “Latif Berisha”. ( Hapësira në mes të shkollës fillore “Andon Z. Çajupi” dhe shkollës së muzikës “Tefta Tashko”, ora 09:45)

Policia e Kosovës (PK) do të organizojë konferencë për media, ku do të bëhet nënshkrimi i pranim-dorëzimit të donacionit me drona për Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin Policor të Kosovës, projekt i përbashkët ndërmjet INL- DOS dhe ICITAP-DOJ, pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë. (Drejtoria e Përgjithshme e PK-së – DPP Prishtinë, ora 10:00)

Lansohet fushata “Të Gëzoheni me Fëmijë”, e udhëhequr nga UNFPA Kosovo në partneritet me IPKO Foundation. Kryeministri Albin Kurti do të adresojë një video-mesazh gjatë eventit. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë, ora 10:00-12:00)

Specializantët mbajnë protestë para Ministrisë së Shëndetësisë. (Ora 10:00-11:00)

Mbahet dita e parë e kongresit “Roli i Profesionistëve te Shëndetit Mendor në Kosovë” organizuar nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike të Kosovës (IPFK). (IPFK, ora 10:00-13:45)

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere mban vazhdim-shqyrtimin e Raportit vjetor Financiar i RTK-s për vitin 2022; raportimi i Agjencisë së Statistikave lidhur me procesin e Regjistrimit të Popullsisë; (Të ftuar përfaqësuesit e Agjencisë së Statistikave të Kosovës). (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 11:00)

Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës mban konferencë mbi gjendjen sociale të punëtorëve të sektorit privat të Kosovës. (Zyrat e Federatës, ish-objekti i Gërmisë, ora 11:00).

Mbahet konferenca “Sulmi terrorist serb në Banjskë dhe implikimet rajonale dhe gjeopolitike”, organizuar nga Instituti për Studime të Luftës Hibride Octopus. (Hotel “Sirius”, ora 11:00)

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama bashkë me drejtoreshën e Arsimit, Besianë Musmurati, do të përurojnë objektin e ri të Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Nënë Tereza”. (Vranidoll, Prishtinë, rruga “Miftar Beqiri”, ora 12:00)

Mbahet seanca gjyqësore ndaj ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari për aksidentin ku kishte goditur me veturë një fëmijë. (Gjykata Themelore Prishtinë, ora 13:15)

Mbahet ceremonia e pranim-dorëzimit të donacionit nga Iiternational, Comision for Missing Person (ICMP). (Agjencia e Kosovës për Forenzikë, Zona Industriale, rruga: 12 Qershori no.101, Prishtinë, ora 14:00.

Mbahet ceremonia e vënies së gurthemelit të Qendrës së Mjekësisë Familjare në Iliridë. (Iliridë – parcela e njëjtë ku ndodhej objekti i vjetër, ora 14:30)

Mbahet dita e dytë e festivalit të filmave malor BANFF Kosovo. (Kino Armata, ora 19:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat