Drejtori i Inspektoratit në Malishevë thotë se lokali ku u helmuan qytetarët punonte në kushte jo të mira

Kosova

Drejtori i Inspektoratit në Malishevë thotë se lokali ku u helmuan qytetarët punonte në kushte jo të mira

Më: 13 tetor 2023 Në ora: 23:26
Hafir Rexha, Drejtor i Inspektoratit në Komunën e Malishevës

Hafir Rexha, Drejtor i Inspektoratit në Komunën e Malishevës, ka treguar se bashkë me policinë kanë intervistuar disa qytetarë që dyshohet se u helmuan në një lokal.

Sipas tij, dyshimet janë se mbi 61 persona janë helmuar nga konsumimi i dynerit, ndërsa specifikisht dyshimet janë tek konsumimi i vezëve.

“Dyshimet janë të mëdha edhe nga pronari për vezë, pro nuk mund ta konstatojmë tash”.

“Gjendja e pacientëve nuk është e mirë”, ka thënë ai.

Rexha ka theksuar se gjendja në lokalin ku janë ushqyer qytetarët nuk ka qenë e mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat