​Qytetari nga Shtimja dorëzon në polici telefonin e gjetur

Kosova

​Qytetari nga Shtimja dorëzon në polici telefonin e gjetur

Më: 17 tetor 2023 Në ora: 16:22
Foto ilustrim

Një qytetar nga fshati Muzeqinë e Shtimes, A.SH i moshës 41 vjeçar, në rrugën transit në fshatin Davidovc-Godanc në Shtime, ka gjetur një telefon celular IPHONE .

Ai menjëherë ka njoftuar policinë dhe telefonin e gjetur e ka dorëzuar në stacionin e policisë në Shtime.

“Lusim pronarin e vërtetë që të paraqitet në stacionin e policisë në Shtime që ti kthehet telefoni i humbur.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka falënderuar qytetarin A.SH për gjestin human dhe shembullorë me rastin e dorëzimit të telefonit të gjetur, në stacionin e policisë”, thuhet në njoftim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat