Më shumë mbeturina të trajtuara më 2022 sesa një vit më parë

Kosova

Më shumë mbeturina të trajtuara më 2022 sesa një vit më parë

Më: 19 tetor 2023 Në ora: 16:58
Foto ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovë, njofton se të dhënat e Anketës së Mbeturinave të Trajtuara (AMT) për vitin 2022 tregojnë se gjithsej sasia e mbeturinave të ricikluara ka qenë 22 mijë e 882 ton dhe sasia e mbeturinave të sterilizuara (mbeturina medicinale) ka qenë 1 milion e 245 ton.

Ndërsa, gjithsej sasia e mbeturinave të trajtuara dhe të deponuara në vitin 2022 ishte 521 mijë e 172 ton, ku krahasuar me të dhënat e vitit 2021, ka një rritje prej 3 për qind.

Sipas ASK-së sasia e mbeturinave të trajtuara sipas llojit të mbeturinave dhe llojit të trajtimit, e shprehur në përqindje për vitin 2022 ishte: mbeturinat nga letra dhe kartoni 45 për qind, mbeturinat nga plastika 35 për qind, mbeturinat nga metalet 15 për qind dhe mbeturinat medicinale-spitalore 5 për qind.

Po ashtu sipas raportit të fundit të ASK-së, sasia e mbeturinave të deponuara në vitin 2022 ishte 497 mijë e 45 ton, ku krahasuar me të dhënat e vitit 2021 ka një rritje prej 2,74 për qind. Ndërsa, krahasuar sipas rajoneve, sasia më madhe e mbeturinave të deponuara ishte në deponinë sanitare në Rajonin e Prishtinës (Mirash), 168 395/ t, ose 33,9%.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat