Abdixhiku viziton një palestër në Lipjan, lavdëron Imri Ahmetin: Model i qeverisjes zhvillimore e të djathtë

Kosova

Abdixhiku viziton një palestër në Lipjan, lavdëron Imri Ahmetin: Model i qeverisjes zhvillimore e të djathtë

Më: 20 tetor 2023 Në ora: 16:38
Foto nga vendngjarja

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shkuar sot në Lipjan për të vizituar kryetarin e kësaj komune nga radhët e LDK-së, Imri Ahmeti, të cilit ia lavdëroi punën gjatë këtij mandati.

Abdixhiku tha se ai është shembull model i qeverisjes zhvillimore e të djathtë, derisa përmendi edhe disa projekte të realizuara në Lipjan.

“Një Palestër Sportive drejt përfundimit. Një shtëpi moderne e sportit për sportistët në Lipjan. Plot 4 çerdhe të reja për vetëm dy vjet. Po pra, 4 çerdhe për dy vjet ! Shtëpi e dytë e 300 fëmijëve – pasurisë më të madhe kombëtare; në ecjen e tyre të parë me shtet. Projekte të tjera përplot në zhvillim. Nga parkingu i madh nëntokësor; tek parku i madh në qytet; nënkalimi qendror; vazhdimi i sheshit ; e dy salla sportive shkollore . Vizitova kryetarin, Imri Ahmeti sot në Lipjan. Atë, gjithë ekipin e tij, e urova për punën e madhe dhe angazhimin e jashtëzakonshëm kapital. Shembull se si puna e përkushtimi për të ardhmen bëjnë këtë vend. Model i qeverisjes zhvillimore e të djathtë”, ka shkruar Abdixhiku.

Ai më pas foli edhe për projektin e LDK-së për qeverisje në nivel qendror.

“Varfëria e ambicies është penguesi më i madh i zhvillimit tonë shtetar. Po humbasim kohë, po humbasim potencial. Kosova mundet më shumë, Kosova mundet më mirë. Në ‘Rrugën e Re’ kemi paraparë ndërtimin e 80 çerdheve – ndonëse me ritmin e kryetarit Ahmeti, do të na duhej të shtonim këtë numër edhe më shumë. Kemi paraparë po ashtu rreth gjysmë miliard euro investime infrastrukturore në sport; për Stadiumin Kombëtar, Qendrën Kombëtare, Stadiumet Rajonale, Palestrat Sportive e sallat shkollore. E ardhmja është e ndritshme!”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat