Ngjarjet me 24 tetor

Kosova

Ngjarjet me 24 tetor

Më: 24 tetor 2023 Në ora: 00:40

Në shënim të 14-vjetorit të punës së Gjykatës Kushtetuese, mbahet konferenca ndërkombëtare në temën “Kontributi i Gjykatave Kushtetuese në mbrojtjen dhe forcimin e vlerave themelore të demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave dhe lirive themelore të njeriut”. (Salla “Beethoven”, Hotel Emerald, ora 09:00)

Mbahet mbledhja e Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, ku do të ketë siskutim me partnerë zhvillimor dhe donatorë në lidhje me qëndrimet e tyre për Reformën në Arsim dhe Aftësim profesional. (Kuvendi, salla N204, ora 09:00)

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve në bashkëpunim me Bankën Botërore lanson e projektin për Reformën e Sistemit të Asistencës Sociale të Kosovës, projekt i cili mundëson targetimin e saktë të familjeve që kualifikohen për asistencë sociale. (Hotel Internacional Prishtina, ora 09:30)

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Pjetës Shalës në Gjykatën Speciale në Hagë. (Ora 09:30)

Instituti D4D mban konferencën lansuese të “Monitorimi i çrregullimeve të informacionit në mediat online dhe sociale gjatë muajve korrik dhe gusht”. (Hotel “Prishtina”, ora 10:00)

Iniciativa për Progres (INPO) mban tryezë diskutimi ku do të prezentohet raporti me titull “Kuvendi Komunal i Ferizajt, në shërbim të pushtetit apo interesit qytetarë”. (Hotel Rubis, Ferizaj, ora 10:00-12:00)

Ndërmarrja Publike Lokale “Hortikultura” mban konferencë për media lidhur me të rejat e fundit, ndër të tjera për ndryshimin e emrit të ndërmarrjes në NPL “Gjelbër” dhe konceptin e identitetit të ri vizual të ndërmarrjes. (Ndërmarrja publike lokale “Hortikultura”, ora 10:30)

Mbahet mbledhja e Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, ku do të shqyrtohet në parim i Projektligjit për promovimin e përdorimit të burimeve të ripërtërishme të energjisë. (Kuvendi, salla N10, ora 11:00)

Mbahet mbledhja e Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, ku raporton Komisionerja e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva-Dermaku. (Kuvendi, salla N302, ora 11:00)

Hapja solemne e Bistro “X12”, në qendrën e Shoqatës Syndrome Kosova në Mitrovicë. (Rruga UÇK, nr 8, Mitrovicë e Jugut, ora 12:00)

Mbahet mbledhja e Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla. (Kuvendi, salla N303, ora 13:00)

Në kuadër të projektit ”Mbështetja e Fermerëve” të implementuar në bashkëpunim mes Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim-TIKA dhe Komunës së Podujevës, realizohet ceremonia e shpërndarjes së makinerive bujqësore për fermerët. (Palestra sportive Hakif Zejnullahu, Podujevë, ora 14:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat