Moti gjatë ditëve në vijim

Kosova

Moti gjatë ditëve në vijim

Më: 25 tetor 2023 Në ora: 23:51
Ilustrim

Intervale me diell parashihen për ditën e enjte, me vransira kalimtare herë pas here. Zhvillime të vransirave lokale orëve të pasdites, mund të sjellin kushte për ndonjë rrebesh shiu, kryesisht përreth zonave malore në perëndim të vendit.

Temperaturat minimale zbresin në 12C e 15C, ndërsa ato maksimale shkojnë deri në 20C e 22C.

Ditën e premtë sërish fillojnë të shohen vransirat mbi vend, derisa orëve të pasdites dhe mbrëmjes priten edhe të reshura shiu. Reshjet e shiut vazhdojnë edhe gjatë natës në mes së premtës dhe së shtunës, kur edhe pushojnë orëve të mëngjesit.

Nga mesdita do të ketë më shumë intervale me diell. Të dielen e të hënën mot më stabil, me kthjellime e diell. Temperaturat maksimale luhaten ndërmjet 20C e 22C.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat