MASHT-i ndanë 3 milionë euro për bursa, ja kush ka të drejt aplikimi

Kosova

MASHT-i ndanë 3 milionë euro për bursa, ja kush ka të drejt aplikimi

Më: 27 tetor 2023 Në ora: 11:23
Foto ilustrim

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka hapur thirrjen për 5 skema të bursave të ndryshme për studentët e Universiteteve Publike të Republikës së Kosovës.

Për rimbursimin e studentëve për vitin akademik 2023/2024 janë buxhetuar 3 milionë euro, të cilat do të ndahen sipas këtyre kategorive:

1.-1 mijë bursa për 1 mijë vajza dhe gra që janë regjistruar për herë të parë në programet e studimit STEM dhe studentet të cilat kanë përfunduar vitin e parë dhe të dytë të studimeve.
2.-100 bursa nga 1 mijë euro për studentët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian të nivelit Bachelor.
3.-Nga 1 mijë euro për studentët e nivelit Bachelor dhe Master me notë mesatare 9.
4.-Nga 1 mijë euro për studentët me aftësi të kufizuar në nivelin Bachelor dhe Master
5.- 20 bursa nga 7 mijë euro për studentët që studiojnë në top universitetet më të mira botërore në nivelin master.

Linku për aplikim KLIKO KËTU

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat