​Ngjarjet e datës 31 tetor

Kosova

​Ngjarjet e datës 31 tetor

Më: 30 tetor 2023 Në ora: 23:34
Foto ilustrim

Ndërmarrja Publike Banesore organizon përurimin e muralit për ndërgjegjësimin e kancerit të gjirit me rastin e muajit Rozë. (Pejton, rruga Justiniani, ora 09:00)

Mbahet mbledhja e Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale. (Kuvendi, salla N302, ora 09:00)

Mbahet mbledhja e Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, ku shqyrtohet Programit Kombëtar të Shkencës 2023/2028. (Kuvendi, salla N303, ora 10:00)

Kuvendi Komunal i Deçanit mban mbledhjen e rregullt. (Ora 10:00)

Instituti GAP, Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), dhe Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) në kuadër të projektit “Mbështetja e shoqërisë civile për të rritur mbikëqyrjen publike dhe llogaridhënien e institucioneve publike të Kosovës”, mban në konferencën për media, ku do të shpalosen gjetjet e raportit tematik “Planifikimi i dobët i ndërmarrjeve publike në Kosovë”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 10:00)

Bëhet nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit në mes Ministrisë së Zhvillimit Rajonal dhe Universitetit “Fehmi Agani “- Gjakovë. (Ora 10:00)

Bordi i ZRRE-së mban mbledhjen e radhës. (Ora 10:00)

Ministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka dhe zv.ministri i Zhvillimit Rajonal, Ali Tafashiku takohen me përfaqësuesit e Odës së Turizmit në Gjakovë. (Ora 10:30)

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale organizon dëgjim publik për Projektligjin për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor. (Kuvendi, salla N506, ora 10:30)

Mbahet mbledhja e Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, ku raporton ministrja e ekonomisë, Artane Rizvanolli, lidhur me gjendjen e krijuar në ndërmarrjen TREPÇA Sh.A. Gjithashtu, bëhet raportimi i bordit të Autoritetit Rregullativ për Komunikime Elektronike dhe Postare - ARKEP, lidhur me zbatimin e rekomandimeve të Kuvendit për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për komunikime elektronike. (Kuvendi, salla N10, ora 11:00)

Mbahet mbledhja e Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, ku shqyrtohet raporti i auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Radio Televizionit të Kosovës, për vitin e përfunduar më 31 Dhjetor 2022. Të ftuar: bordi i RTK-së dhe drejtori i përgjithshëm i RTK-së. (Kuvendi, salla N204, ora 11:00)

Ministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka dhe zv.ministri i Zhvillimit Rajonal, Ali Tafashiku vizitojnë biznesit “LIMA Tex SH.P.K”, përfitues nga thirrja publike e MZHR-së për mbështetje të bizneseve PZHRB 2022. (Ora 11:00)

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama bashkë me drejtorin e sportit, Granit Rugova dhe anëtarët e Komitetit Evropian të Vlerësimit ACES për Prishtinën, do të mbajnë konferencë për media. (Ndërtesa e vjetër e komunës, ora 12:00)

Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), mban mbledhjen e radhës. (Ora 13:00)

Mbahet mbledhja e Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit. (Kuvendi, salla N225, ora 13:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat