Gjykata Komerciale gjatë tetorit mori 680 vendime gjyqësore

Kosova

Gjykata Komerciale gjatë tetorit mori 680 vendime gjyqësore

Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 08:45
Pallati i Drejtësisë

Gjykata Komerciale gjatë muajit tetor ka marrë 680 vendime gjyqësore.

Sipas njoftimit, Dhomat e Shkallës së Parë kanë marrë 473 vendime, ndërsa Dhomat e Shkallës së Dytë kanë marrë 207 vendime.

“Të gjitha këto aktgjykime dhe aktvendime janë të qasshme për publikun dhe organizata të ndryshme, të cilat bëjnë monitorimin e sistemit të drejtësisë dhe punës së gjykatave”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se një nga vendimet e marra nga Gjykata Komerciale gjatë muajit tetor ishte edhe pezullimi i punimeve në rrugën “A”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat