Erëra të fuqishme përfshijnë rajonin e Dukagjinit

Kosova

Erëra të fuqishme përfshijnë rajonin e Dukagjinit

Më: 3 nëntor 2023 Në ora: 13:40
Foto ilustrim

Erëra të fuqishme kanë përfshirë sot rajonin e Dukagjinit.

Meteo Kosova ka shpërndarë disa postime në Facebook, ku thotë se si pasojë e erërave janë shkaktuar disa dëme materiale në qytetin e Deçanit dhe Pejës.

Siç thuhet në njoftim, disa shtylla elektrike tashmë janë rrëzuar.

Ndryshe, erërat e fuqishme kanë përfshirë edhe Shqipërinë dhe disa vende të Evropës Perëndimore, ku deri tani janë shënuar disa viktima.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat