​Adnan Ademi rizgjidhet kryesues i Kuvendit të Shtimes

Kosova

​Adnan Ademi rizgjidhet kryesues i Kuvendit të Shtimes

Më: 3 nëntor 2023 Në ora: 18:29
​Adnan Ademi

Me ftesë të deputetëve të pozitës, sot u mbajt mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës së Shtimes, me pikë të vetme të rendit të ditës shkarkimi dhe zgjedhja e kryesuesit të Kuvendit të Komunës së Shtimes.

Seancën e udhëhoqi asamblisti më i moshuar, Muhamet Ademaj, i cili i njoftoi të pranishmit me rendin e ditës.

Pas miratimit të rendit të ditës, ka vazhduar procedura për shkarkimin e kryesuesit të Kuvendit të Komunës së Shtimes, Rrahman Jakupi dhe pas propozimeve të grupeve parlamentare të pranishme në Kuvend, është propozuar Adnan Ademi për kryetar të Kuvendit të Shtimes.

Me 11 vota të deputetëve sa ishin të pranishëm Adnan Ademi u rizgjodh kryesues i Kuvendit të Komunës së Shtimes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat