Dy deputetet e PDK-së, vizitojnë familjen e Isni Kilajt

Kosova

Dy deputetet e PDK-së, vizitojnë familjen e Isni Kilajt

Më: 6 nëntor 2023 Në ora: 15:01
Dy deputetet e PDK-së, Ganimete Musliu dhe Ariana Musliu-ShoshI

Dy deputetet e PDK-së, Ganimete Musliu dhe Ariana Musliu-Shoshi kanë vizituar sot familjen e Isni Kilajt në Malishevë.

Deputetet janë të bindura na pafajsinë e Kilajt dhe urojnë që së më parë të kthehet në familjen e tij.

“Bashkë me Arianen sot vizituam Familjen Kilaj ne Malishevë.

Isni Kilaj tërë jeten e tij e kaloj me dinjitet, si në kohë lufte ku si ushtar i UÇK-së nuk kurseu veten për Lirinë e Kosovës ashtu edhe në kohë paqeje si Kryetar i Malishevës duke punuar në shërbim të qytetarëve dhe zhvillim të vendit të tij.

Ashtu si i ka kaluar të gjitha sfidat, urujmë ta kaloj edhe këtë sfid e të kthehet faqebardhë si gjithmonë pranë familjes ne Atdheun e tij!

Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës” thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat