Idrizi pas rreshjeve të shiut: Nuk do të kemi problem në komunën e Vushtrrisë

Kosova

Idrizi pas rreshjeve të shiut: Nuk do të kemi problem në komunën e Vushtrrisë

Më: 8 nëntor 2023 Në ora: 18:30
Ferit Idrizi

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka treguar rreth masave që ka marrë kjo komunë për të evituar vërshimet nga rreshjet e shiut.

Idrizi tha se sot gjatë pjesës së parë të ditës në këtë komunë ka pasë rreshje të dendura të shiut,por që sipas tij, tashmë gjithçka është në suaza të normales.

Derisa theksoi se përgjatë gjithë vitit kjo komunë ka bërë pastrimin e prrockave dhe të shtratit të lumit Silnica.

“Sot paradite ka pasë rreshje të dendura të shiut dhe janë qetësu në pjesën e dytë të ditës, kështu që gjithçka është në suaza të normales. Ne me kohë përgjatë gjithë vitit të kaluar e kemi bë pastrimin e prrockave, ndërkaq tani jemi duke punuar në pastrimin edhe të shtratit të lumit Silnica, që është një projekt që tani jemi duke e vazhduar”, tha ai.

“Poashtu i kemi edhe disa pika të identifikuara të cilat duhet të intervenojmë dhe besoj që sa i përket rreshjeve normale të shiut, nuk do të kemi problem në Komunën e Vushtrrisë”, shtoi Idrizi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat