Për 24 orë, 34 aktakuza kundër 40 personave

Kosova

Për 24 orë, 34 aktakuza kundër 40 personave

Më: 16 nëntor 2023 Në ora: 12:26
Foto ilustrim

Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur tridhjetekatër (34) aktakuza kundër katërdhjetë (40) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar njëzetenjë (21) persona dhe janë paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave, dhe ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar gjashtë (6) persona, dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve, të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar pesë (5) persona dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat