Realizohen 811 raste të thyerjes së gurëve në veshkë në nëntë muajt e parë të vitit në QKUK

Kosova

Realizohen 811 raste të thyerjes së gurëve në veshkë në nëntë muajt e parë të vitit në QKUK

Më: 17 nëntor 2023 Në ora: 09:52
QKUK

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se në nëntë muajt e parë të vitit 2023 janë realizuar 811 raste të thyerje së gurëve në veshkë, në Klinikën e Urologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

ShSKUK ka njoftuar se rastet janë kryerë nga urologët në bashkëpunim me anesteziologët.

Në po këtë klinikë, janë realizuar edhe 798 operacione të hapura dhe endoskopike, poashtu, ka pasur 1 mijë 474 pprocedura të njohura si ureterocistoskopi, 193 rate të ekzaminimeve urodinamike dhe mbi 7 mijë e 600 vizita emergjente , 5 mijë e 600 vizita ambulantore.

Në klinikë janë realizuar edhe ekzaminime të tjera urologjike”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat