Agjencia Zvicerane për Zhvillim mbështet Junikun për turizëm

Kosova

Agjencia Zvicerane për Zhvillim mbështet Junikun për turizëm

Më: 17 nëntor 2023 Në ora: 11:42
Foto ilustrim

Projekti për Promovimin e Punësimit në Sektorin Privat (PPSE) dhe Komuna Junikut sot lidhën memorandum mirëkuptimi me qëllim të bashkëpunimit në fushën e turizmit të qëndrueshëm.

Projekti PPSE do të përkrahë Komunën e Junikut me ekspertizë, për të analizuar dhe vlerësuar mundësitë që paraqesin malet e Junikut, si zonë strategjike e zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm në Kosovën perëndimore.

“Synojmë që një plan për turizëm të qëndrueshëm të ruaj bukuritë natyrore të zonës dhe të krijojë kushte për rritje ekonomike dhe punësim.

PPSE është projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe implementohet nga Swisscontact në Kosovë dhe Instituti Riinvest”, njofton PPSE i cili është projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat